Simbolike/ Emri i Emiliano Sala regjistrohet në protokollin e ndeshjes Arsenal-Kardif

Skuadra e Kardifit do të luajë mbrëmjen e sotme në “Emirates”, sfidën e javës së 24-t në Premier League angleze, dhe ekipi uellsian ka bërë një gjest të madh para sfidës.

Në listën e lojtarëve, është shënuar edhe emri i argjentinasit Emiliano Sala, i cili është zhdukur, pas humbjes së avionit ku udhëtonte ai dhe piloti, teksa po shkonte nga Nanta drejt Kardifit, për t’u prezantuar drejt klubit të tij të ri.