Nuk postoi foton e 10 viteve prej operacioneve, çfarë halli kishte?! Ja si i kthehet Lori Hoxha fanses

Prej disa javësh jemi nën jehonën e sfidës më të famshme të momentit në Instagram “10yearchallenge”. Njerëzit e thjeshtë dhe ata publikë janë bërë pjesë e kësaj sfide duke risjellë foto të tyre të një dekade më parë dhe kemi qeshur pafund. Por ka pasur edhe disa prej tyre që nuk kanë e “përqafuan” këtë sfidë dhe një prej tyre ishte edhe Lori Hoxha. Arsyet mund t’i keni menduar nga më të ndryshmet, por Lori sapo e tregoi pasi publikoi një thënie në Instagram ku shkroi:

“Nuk erdha kaq larg në jetë për të publikuar foto të vetes nga viti 2009”.

E sigurisht që nuk mund të mungonin reagimet e fansave që i thanë se nuk ka postuar foto të 10 viteve më parë,.

“Sigurisht, gjithë ato para të shpenzuara në kirurgjinë plastike, nuk ia vlejnë të postosh një foto të 10 viteve më parë”, i shkruan një fanse, ndërkohë që një tjetër ia kthen:

“Jetojmë në shekullin 21, mendon se i intereson kujt”.

“Thuaje me zë të lartë për njerëzit aty prapa”, i kthehet Lori këtij të fundit.