Lori Hoxha del kundër ‘sfidës së 10 viteve’

Trashëgimtaria e Top Channel, Lori Hoxha, ka publikuar në rrjete sociale një foto, ku ka bërë të ditur, se ajo nuk do të publikojë në profilin e saj në Instagram foto të vitit 2009.

“Nuk kam arritur deri këtu për të publikuar foto të vetes të 2009-ës, më është dashur të kaloj shumë për të rënë në këtë grackë ,”-përfundon Lori në rrjete sociale.

Duket se prej Lorit nuk do të shohim ndryshimin e 10 viteve, sfidë e cila ka përfshirë shumë personazhe të njohur të showbizit shqiptar.