FOTO/ Klaudia Pepa nuk ndalon së postuari foto me ''PRINCIN'', por Albi Nako bën sërish reagimin që s’pritej!

Para pak ditësh, Klaudia Pepa bëri bujë me foton e postuar në Instagram teksa një balerin e mban lart duke kërcyer, teksa ajo e quan “Princi im”.

Mirëpo ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve është reagimi i ish-bashkëshortit të saj Albi Nako. Nëse kishit menduar se ai do të shfaqte një shenjë xhelozie ose do të ishte i revoltuar e keni gabim. Në një video të balerinës me “princin” në fjalë, Albi reagoi duke pëlqyer foton si për t’i thënë të gjithëve që nuk e ka aspak problem.

Dhe e njëjta gjë ka ndodhur sërish në foton e publikuar ditën e djeshme nga Klaudia ku ajo vendosi një emoji kurorë për balerinin italian Francesco Mariottini. Albi nuk hezitoi aspak, madje nuk bëri as sikur se ka parë foton, por e pëlqeu atë. Fundja kishte të bënte me baletin dhe Albi është kaq i apasionuar pas profesionit të tij.