Antikomunistët e Shqipërisë letër të hapur krerëve të Shqipërisë: Ndaloni sulmin e komunistëve ndaj ish të përndjekurve

Shoqata Antikomuniste e Shqipërisë dhe e të Përndjekurve Politikë, i ka bërë një letër të hapur ditën e sotme, Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Gramoz Ruçit dhe faktorit ndërkombëtar në Tiranë, ku ju kërkon të ndërhyjnë dhe të pezullojnë urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë, e cila kërkon q godina e shoqatës antikomuniste të lirohet.

Sipas shoqatës antikomuniste urdhri i Ministrisë së Drejtësisë për lirimin e godinës ka prapa saj një hakmarrje të pastër politike.

Ja letra e Shoqatës Antikomuniste:

Tiranë. 29.01.2019

 Boll i keni lyer duart me gjakun tonë !!!                                     

Protestë

Drejtuar :

Presidentit te Republikës z. Ilir  Meta

Kryeministrit të Shqipërisë z. Edi Rama

Kryetarit të opozitës  z. Lulzim Basha 

Deputeteve te përndjekur politike ne Kuvendin e Shqipërisë

Ambasadave të SHBA , BE , OSBE

Te nderuar zotërinj ! Për  te dytën herë Ministria e Drejtësisë  ka urdhëruar  dëbimin nga selia te Shqotës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë duke kërcënuar kështu në mënyre te drejtpërdrejtë funksionimin dhe vazhdimësinë e punës sonë .

Ne te përndjekurit politikë antikomunistë  jemi të bindur se kjo përpjekje e përsëritur  e Ministrisë se Drejtësisë për të na dëbuar nga zyrat  është  një sulm i pastër politik i qeverisë qe lidhjet me qëndrimet dhe aktivitetin tone politik etje  qe ne shume raste shkon kundër  qëndrimit armiqësor te kësaj qeverie me te përndjekurit politike antikomunistë , idealet dhe  interesat tona. 

 Urdhri  i përsëritur për dëbimin nga selia te Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politike të Shqipërisë  është shprehje e qarte e politikes se luftës se klasave  te trashëguar nga eterit te  bijtë ne linje politike  , juridike e   gjenetike qe po zbatohet nga qeveria aktuale e bijve me te njëjtën urrejtje si etërit e tyre gjakatarë.

Ne  te përndjekurit politike antikomuniste  e dimë mirë  çfarë është dhe çfarë përfaqëson kjo qeveri neokomuniste  pasi për 73 vjet jemi përballur me  terrorin dhe represionin e tyre nga brezi ne brez. Por ndërkohe që  qeveria vazhdon politiken e  luftës se klasave  dhe represionin  ndaj kundërshtarëve politikë te diktaturës komuniste ne jemi te vendosur  te  përballemi me te  me te gjitha mjetet ne dispozicion  ne mbrojtje  te idealeve interesave dhe ekzistencës sonë  politike , juridike e fizike .

Ne këtë situate i bej thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Ministres Etilda Gjoni  të  heqin dore nga lufta e klasave dhe  represioni politikë ndaj te përndjekurave politike antikomunistë .  Boll i keni lyer duart me gjakun  tonë.  Ne ju garantojmë se ashtu si përballe etërve tuaj  do të  përballemi edhe me ju edhe me politikat tuja  kriminale te dëbim internimeve te demonstruar hapur ne urdhëron e Ministrisë se Drejtësisë.

I kërkojmë Kreut te Shtetit z. Ilir Meta  te  ushtroje te gjitha kompetencat e tij kushtetuese për te ndaluar represionin politik te qeverise ndaj te përndjekurve politike antikomunistë .

I bëjmë thirrje kryetarit te opozitës z. Lulzim Basha të mbështes  me te gjitha  mjetet  te përndjekurit politike antikomunistë ne përballje me qeverinë dhe luftën e klasave  dhe represionin qe ajo  vazhdimësi  e diktaturës komuniste vazhdon te manifestoje ndaj  nesh. 

I  bëjmë thirrje te gjithë te përndjekurve politike  antikomuniste te  përgatiten për  një përballje me te gjitha mjetet e mënyrat me represionin  qe qeveria  po ushtron , për arsye politike ne mënyre te drejtpërdrejtë e te hapur . me  shtresën tone.

Kryetari/ Nebil Çika