Goditja e bujshme e merkatos, Xhevahir Sukaj firmos me klubin e Superligës

Largimi i Tomislav Busic drejt Teutës la një boshllëk në majën e sulmit të Flamurtarit, por drejtuesit ndërhynë menjëherë për të zgjidhur këtë çështje.

Kështu sot në Vlorë u prezantua një tjetër emër i njohur i futbollit shqiptar, sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj.

Sulmuesi 32-vjeçar është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerin Ilir Daja, ndërsa ende nuk dihet nëse është gati për të luajtur që nga fundjava e ardhshme.

Sukaj ka një karrierë mjaft të pasur sportive, pasi ka veshur fanellën e Vllaznisë, Partizanit, e Laçit në Shqipëri, por ka luajtur edhe në ligat iraniane, kroate, turke, etj.