Milani dështon për blerjen e sulmuesit spanjoll

Pavarësisht dëshirës së Gattusos dhe ngulmimit të drejtuesve të klubit të Milanit për të rikthyer në Milano sulmuesin spanjoll Gerard Deulofeu, ky i fundit nuk do të vishet kuqezi, të paktën jo në merkaton e janarit.

Kjo pasi trajneri i Watfordit, klub që disponon kartonin e Deulofeut, ka vënë veton, duke ndalur operacionin që ishte duke u kryer mbi bazën e një huazimi me detyrim blerjeje për 25 milionë euro.

Deulofeu ka qenë pjesë e Milanit në periudhën janar-qershor 2017 dhe ka lënë përshtypje mjaft të mira në Milano, ndaj drejtuesit e klubit tentuan ta rikthejnë sërish, për t’i besuar një vend titullari përkrah Susos dhe Piatekut.