Pothuajse zyrtare, Dennis Suarez transferohet në Premier League

Arsenali ka huazuar mesfushorin e Barcelonës, Dennis Suarez deri në fund të sezonit me opsion për ta blerë në qershor të vitit 2019.

Pasi nënshkroi vazhdimin e kontratës me Barçën deri më 2021, mesfushori spanjoll Dennis Suarez do t’i bashkohet Arsenalit në formë huazimi.

Në bazë të marrëveshjes së dy skuadrave Arsenali nëse në fund të sezonit dëshiron të blejë kartonin e Suarez duhet të derdhë në arkat e Barçës plot 20 milionë euro.

Pas ardhjes së Arturo Vidalit dhe Arthurit verën e kaluar, Suarezi nuk është më në planet e Ernesto Valverdes dhe këtë sezon i ka luajtur vetëm 17 minuta duke u aktivizuar në vetëm dy ndeshje.