ZYRTARE/ Luftëtari emëron trajnerin e ri, zgjedhje ‘low-cost’

Julian Ahmataj është trajneri i ri i Luftëtarit.

Klubi gjirokastrit ka qenë i detyruar për të gjetur një zgjidhje “low-cost”, duke i dhënë shansin elbasanasit për të drejtuar skuadrën në pjesën e mbetur të sezonit.

Ahmataj ka qenë në kampionatin e kaluar në krye të Kamzës, duke mbyllur sezonin me shpëtimin e kësaj skuadre dhe më pas me një shkarkim “spektakolar” nga Qarri.

Pak minuta më parë ai është prezantuar para skuadrës nga presidenti Grigor Tavo dhe drejtori sportiv, Gentian Nora.