Vendimi i PD/ Grup pune për hartimin e një ligji të arsimit të lartë të standardeve europiane

Kreu i opozitës Basha ka bërë publik një vendim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike që ka të bëjë me ligjin e arsimit të lartë që është kontestuar ashpër edhe nga pedagogët por në mënyrë të veçantë nga studentët në protestat e fundit në të gjithë universitetet në vend.

Sipas Bashës do të ketë një grup pune pranë PD për hartimin e një ligji të standardeve europiane!

Në këtë grup pune do të jenë deputetë që mbulojnë fushën e arsimit, përfshirë edhe pedagogë, ekspertë të fushës nga Partia Demokratike, kemi skuadrën më të mirë të ekspertëve për arsimin”, vijoi kreu demokrat. “Do të nisim menjëherë konsultimin me dy grupe kryesore të interesit, me studentët dhe me pedagogët”, tha ai.