Pas disa vitesh mungesë rikthet në tv Klan emisioni i njohur

Rikthehet programi më i dashur për të gjithë të rinjtë e talentuar në muzikë.

Pak ditë më parë, Alketa Vejsiu dha një shenjë se mund të kishte një rikthim të “X Factor”, por gjithçka mbeti në kuadrin e një pyetjeje për fansat e programit.

Por  burime për “Anabel” konfirmojnë se “po, X Factor do të rikthehet së shpejti në Klan”.

Pas një mungese të gjatë prej 4 vitesh, “X Factor” do të rikthehet për të nxjerrë një tjetër talent në skenën shqiptare.

Në vitin 2015, kur u dha dhe edicioni i fundit i spektaklit, fituese u shpall Edea Demaliaj, vajza e këngëtarit të ndjerë të “Djemtë e Detit” Gent Demaliaj.