Revoltohen për një 'piktor' 20-vjeçar, por kanë 20 vjet që mashtrojnë dynjanë, për një piktor-kryeministër

Dy televizionet kombëtare, “Top Chanel” dhe “Tv Klan”, kanë rënë së fundmi me lehtësinë më të madhe në grackën e një të riu paranojak dhe mashtrues.

Në fakt më shumë se janë futur në kurth nga 20 vjeçari nga Berati, Edlir Reka, që hiqej si piktor i madh me punime të falsifikuara në fotoshop, këto dy televizione kanë vërtetuar se sa të lehtë e kanë që të bëhen pjesë e mashtrimeve të mëdha publike, edhe kur bëhet fjalë për raste që vijnë nga anonimiteti, por në fakt janë vetë-bërë “vipa” në rrjetet sociale.

Pas plasjes së këtij skandali që u zhvillua live në studio e Rudina Magjistarit në “Tv Klan” dhe Bieta Sulos në “Top Channel', ka nisur një fushatë denigruese për 20 vjeçarin mashtrues, që kërkonte famë me çdo kusht.

Problemi në fakt nuk është i riu Reka, por vetë standardi profesional dhe moral, që kanë këto TV që marrin prej shumë vitesh liçensën e mediumit Kombëtar.

Janë shqetësuar dhe po bëjnë viktimën se përse i mashtroi një i ri aventurier, por harrojnë që kanë gati 20 vite që kanë ngritur mitin e rremë të një sharlatani, që së fundmi është kapur me presh në dorë, edhe si “hajdut me çizme”. Bëhet fjalë, për vetë Edi Ramën.

U bë nami pse një piktor mashtroi dy televizione Kombëtare, por askush nuk flet që këto media kanë 20 vjet që mashtrojnë një popull të tërë, për të bërë një piktor të dështuar, kryeministër të Shqipërisë!