Komisioni i Ekonomisë rrëzon propozimin e Presidentit Meta për kreun e KLSH
Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e presidentit për kreun e KLSH-së, Bahri Shaqiri.
Sipas kreut të Komsionit, ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetajt propozimi i presidentit nuk është një kandidaturë e përshtatshme.
“Shaqiri nuk ka eksperiencë në fushën e auditimeve financiare,”-tha ndër të tjera Ahmetaj.
Vendimi i Komisionit pritet që t’i kalojë Kuvendit, organ i cili gjithashtu pritet që ta rrëzojë propozimin e presidentit Ilir Meta.
Bahri Shaqiri njihet si këshilltari i presidentit Ilir Meta.
Kjo është kandidatura e dytë e Presidentit për këtë post, pasi më parë propozoi emrin e Vitore Tushës, por që u rrëzua nga Kuvendi me arsyetimin se do të sillte ngërç në institucionet e reja të drejtësisë, pasi është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun dhe është bërë pjesë e KED-së.