Prokurori i Antimafias Italiane në Shqipëri për masat e sigurisë në burgje

Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho, dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj do të flasin sot në konferencën “Mjetet në luftën kundër krimit të organizuar: Masat parandaluese pasurore dhe masat brenda sistemit te burgjeve në eksperiencën italiane”, e cila mbahet në Tiranë.

Po ashtu, do të flasin edhe ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ekspertët italiane të Antimafias mbi përvojën e tyre, veçanërisht në zbatimin e sitemit “41 bis”.

Në orën 11:15, Gjonaj dhe prokurori i Antimafias italiane De Raho do të përurojnë sallën e re operative të Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve ku është instaluar sistemi i kamerave që do të monitorojë 24 orë në ditë burgjet në vend.