ZYRTARE/ Sot, Milan me 6 mungesa të mëdha kundër Napolit

Milan dhe Napoli do të përballen sot në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë.

Për këtë ndeshje, trajneri Gattuso do të vuajë mungesën e 6 lojtarëve.

Bëhet fjalë për Ivan Strinic, Pepe Reina, Cristian Zapata, Lucas Biglia, Giacomo Bonaventura dhe Mattia Caldara do të jenë jashtë shërbimeve të teknikut italian.

Transferimi më i ri i Milan, Krzyzstof Piatek do të jetë në skuadër për këtë ndeshje të rëndësishme.

Ja listën e plotë të skuadrës së Milan për ndeshjen kundër Napoli:

A Donnarumma, G Donnarumma, Plizzari; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli; Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo, Paqueta; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Piatek, Suso, Tsadjout