FOTO/ Juventusi shet këtë lojtar te kampioni i Katarit

Medhi Benatia zyrtarisht është larguar nga Juventusi dhe i është bashkuar kampionit të Katarit, Al-Duhailit.

Juventusi dhe klubi nga Katari kanë arritur marrëveshje me vlerë 10 milionë euro për qendërmbrojtësin maroken.

Benatia bëri 59 paraqitje për bardhezinjtë gjatë një qëndrimi 2 vite e gjysmë në Torino, duke fituar dy tituj të Serisë A dhe duke arritur një herë në finale të Champions League.

Megjithatë, 31-vjeçari e humbi vendin e titullarit te Juventusi pas rikthimit të Leonardo Bonuccit verën e kaluar.