FOTO/ Kim Kardashian kopjon Rita Orën

Rita Ora së fundmi ka qenë imazh i mbathjeve të Guiseppe Zanotti.

Ajo ka prezantuar këpcuet dhe sandalet e dizajnuara nga ai, në të cilat i ka futur edhe elemente të stolive të çmuara, shkruan Syri Kosova.

Me këtë rast, ditë më parë Rita ka bërë edhe disa fotografi, njërën nga to shihet e përkulur në gjunjë, teksa i  po i reklamonte këpucat e gjata.

Me të njëjtin stil, ka pozuar edhe Kim K.

Kim mbrëmë në Instagram ka hedhur një imazh ku shihet se ka kopjuar këngëtaren kosovare lidhur me formën e pozimit.

Kujtojmë që gjatë kohës sa Rita ishte në lidhje me vëllain e Kim, kjo e fundit nuk e ka dashur fare atë.