Vasili këmbëngul: Lërini dënglat dhe alibitë, të shkarkohet Arta Marku

Kreu i grupit parlamentar ët LSI-së, Petrti Vasili, ka reaguar sërish sot, për skandalin e zgjedhjes së një prokurori, me të kaluar të errët si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, si anëtar në KPL.

Sipas Petrit Vasilit, “Komisioni i Pa(varur) i Monitorimit të Reformës në Drejtësi sheh gjurmët, por jo ujkun”.

Duke i cilësuar “banalizim”, alibinë e këtij komisioni në ndihëm të Prokurores së Përgjithshme, Vasili i mëshon qëndrimit se “Prokurorja e Përgjithshme ka shkelur haptas dhe në mënyre skandaloze ligjin dhe detyrimet e nenit 279”.

Për Vasilin “ka vetëm një fajtor që është Prokurorja e Përgjithshme”.

Sipas tij, “ka vetëm një zgjidhje që është shkarkimi i saj dhe fillimi i çështjes penale për shpërdorim të detyrës shtetërore”.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Komisioni i Pa(varur) i Monitorimit te Reformes ne Drejtesi sheh gjurmet,por jo ujkun.

Ky komision eshte banalizuar ne veprimin e tij, duke bere thjesht alibine e Prokurores se Pergjithshme.

Prokurorja e Pergjithshme ka shkelur haptas dhe ne menyre skandaloze ligjin dhe detyrimet e nenit 279.

Komisioni i pavarur i monitorimit i hedhur si gome shpetimi i prokurores pergjithshme na tregon rrugen "e lagu s'e lagu bishtin dhelpra" me komisione ligjesh, me gjoja verifikime vonesash etj dengla si keto.

Ka vetem nje fajtor qe eshte prokurorja e pergjithshme.

Ka vetem nje skandal, qe eshte shkelja e ligjit dhe miratimi i kandidatures se prokurorit Sheshi pa kryer verifikimet.

Ka vetem nje zgjidhje qe eshte shkarkimi i saj dhe fillimi i ceshtjes penale per shperdorim te detyres shteterore.

Ka vetem nje institucion te shplare nga vlera, qe sheh gjurmet por nuk sheh ujkun, qe eshte Komisioni i Pa(varur) i Monitorimit te Reformes ne Drejtesi.