FOTO-DENONCIMI/ Drejtori i Hipotekës një militant i Rilindjes

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mbrëmjen e sotme një tjetër fakt se administrata shqiptare është e gjitha e politizuar dhe jo ashtu siç pretendon kryeministri Rama se në administratë janë punësuar vetëm të aftët.

Ai ka postuar denoncimin e një qytetari i cili e fakton me foto se drejtori i Hipotekave, Valdrin Pjetri, është një militant i Rilindjes dhe merr pjesë rregullisht në mbledhjet e partisë.

Ja postimi i Berishës:

Këta janë skuthat e depolitizuar të narko organizatës kriminale të Rilindjes!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Valdrin Pjetri qe gjoja ishte i depolitizuar dhe fituar me konkurs postin e drejtorit te hipotekave eshte ne mbledhjen e partise socialiste