Përplasjet/ Haradinaj nuk e përjashton mundësinë se mund të rrëzohet brenda kësaj jave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte i ftuari i mbrëmjes  në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net ka folur në lidhje me tensionin brenda qeverisë së tij me aleatin PDK.

Duke folur përballë gazetarit Çim Peka, Haradinaj ka treguar se nuk ka frikë nga zgjedhjet.

‘Zgjedhjet janë të shëndetshme dhe aleati im mund të ndërmarrë veprime për të ikur nga qeveria. Nuk kam frikë nga zgjedhjet edhe sikur ato mund të ndodhin shumë shpejt’ është shprehur Haradinaj për SYRI.net.

Duke folur përballë gazetarit Çim Peka, Haradinaj nuk e ka përjashtuar faktin se brenda javës qeveria që ai drejton mund të bjerë, për shkak se mund të tërhiqet PDK-ja e Hashim Thaçit, që sot drejtohet nga Kadri Veseli.