FOTO/ Brenda shtëpisë superluksoze të familjes Beckham, një çmenduri e vërtetë

Çifti David dhe Victoria Beckham njihen në mbarë botën për stilin e veçantë që i karakterizon, kështu që nuk është aspak ë çuditshme që edhe shtëpia e tyre është ndër më të bukurat.

Ata jetojnë së bashku me fëmijët në një rezidencë në Londër dhe herë pas herë ndajnë në rrjetet sociale imazhe të saj.

Revista “Hello” i ka grumbulluar të gjitha pamjet duke i publikuar në një artikull. Shtëpia bie në sy për detajet e veçanta të mobilimit dhe hapësirën gjigante që zë çdo ambient i saj.

Përpos ambientit të brendshëm rezidenca posedon edhe një kopsht të madh, të mbushur vetëm me lule dhe pemë.

Në total e gjithë banesa e tyre kushton 31.5 milionë dollarë.