Trajneri i Kardifit flet për herë të parë për Emiliano Salan

Në vigjilje të sfidës ndaj Arsenalit, trajneri i Kardifit në Premier League, Neil Warnock, ka folur për herë të parë që pas zhdukjes së Emiliano Sala, të cilin priste ta kishte nën urdhrat e tij, pas transferimit nga Nanta.

Javën e fundit, Warnock e kishte takuar Salan disa herë, për ta bindur që të transferohej në Angli.

“Gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin kurrë. Mua më ka goditur shumë ky rast, pasi kam folur me atë djalë për gjashtë apo tetë javët e fundit në shumë raste, dhe e di se si me zor priste të niste një aventurë të re bashkë me ne”, shprehet trajneri i Kardifit.

Më tej, ai shton se kjo ishte eksperienca më e vështirë që kishte përjetuar ndonjëherë në karrierë.

“Kam 40 vite që trajnoj, dhe kjo ka qenë java më e vështirë në karrierë. Kurrë nuk kam provuar diçka të tillë, sigurisht, e kam menduar edhe të tërhiqem fare nga futbolli. Mendoj se tashmë çunave duhet t’i heqim mendjen nga kjo gjë, sepse është tej mase e trishtë. Kur shikoj Rominën (e motra), mendoj se çfarë momenti të vështirë po kalojnë, dhe vazhdoj i shikoj fëmijët e mi, duke menduar se çfarë do bëja unë. Është një situatë shumë traumatike”, deklaroi tekniku i Kardifit.