FOTO/ Trajneri Ilir Biturku grumbullon Kombëtaren U-20. Lista e kuqezinjve

Kombëtarja e Shqipërisë U-20 e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku është grumbulluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës për një periudhë tre ditore, ku do të kryejë seancat stërvitore.

Kjo fazë e shkurtër përgatitore do të zgjasë deri në 30 janar. Gjatë këtij harku kohor, trajneri ka planifikuar një miqësore me Partizanin B.

Kjo ndeshje do të luhet në Kompleksin “Tropikal”, të mërkurën në orën 11:00.

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije dhe listën ë të grumbulluarve për këtë mini-fazë përgatitore.