Inter gjen zëvendësuesin e Perisic

Ivan Perisic dëshiron largimin nga Interi, ndërsa ‘zikaltërit’ janë hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Sipas “Calciomercato”, sulmuesi i Udineses, Rodrigo de Paul shihet si lojtari që pritet të zëvendësojë anësorin kroat.

Kjo do të ishte një mundësi e artë për sulmuesin argjentinas që të veshë fanellën zikaltër.

Ndërsa Perisic ditët në vijim do të prezantohet te skuadra e Arsenalit.