Wanda Nara e zbulon: Ja arsyeja përse Perisic po largohet nga Interi

Wanda Nara ka zbuluar se përse Ivan Perisic po largohet nga Interi.

Agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e Mauro Icardit u pyet se përse kroati po largohet nga “Nerazurët”, por ajo ka thënë se është një çështje personale e lojtarit.

“Unë nuk mendoj se asnjë lojtar duhet të fokusohet shumë në punën e agjentit të tij, pasi ai duhet të mbetet i përqendruar në lojë gjithsesi”, tha Nara.

“Asnjë lojtar nuk dëshiron të humbasë, edhe nëse ai dëshiron të largohet. Ndoshta ai dëshiron të shkojë diku tjetër për shkak të çështjeve personale”, ka përfunduar agjentja e Icardit.

Kujtojmë që Ivan Perisic po kërkohet me ngulm nga skuadra e Arsenalit.