Foto arkivi: Ura e Lanës në bulevard në vitin 1932

Fotografi të vjetra nga Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit: ura që ndodhet mbi lumin e Lanës në Bulevardin e madh është projektuar në vitin 1932 nga Ing. Gjovalin Gjadri. Në atë kohë bulevardi quhej 'Bulevardi Zogu".

U ndërtua prej betoni të armuar dhe veçantia e saj është se ka më shumë gjerësi se gjatësi. Ura ka një gjatësi prej 30,3m dhe gjerësi 35 m.