Nuk kanë fund problemet për Solarin, dëmtohet tjetër lojtar i Realit

Santiago Solari ka folur i lumtur pas fitores 4-2 në përballjen ndaj Espanyolit.

Ishte një ndeshje e mirë nga “Los Blancos”, por dëmtimi i Sergio Ramos dhe i kuqi i Varene do të jenë një dhimbje koke për trajnerin në ditët e ardhshme.

“Sergio Ramos ka pësuar një goditje. Do të shohim nëse është i gatshëm të luajë në ndeshjen e radhës. Shpresojmë të mos jetë diçka serioze”, tha fillimisht ai.

“Në këtë moment, të gjithë janë të rëndësishëm, si Vinicius ashtu edhe Gareth Bale. Si Courtois ashtu edhe Keylor. Kemi luajtur mirë kohët e fundit, jo vetëm sot”përfundoi ai.

Kujtojmë që Toni Kroos, Marcos Llorente, Mariano Diaz, Marco Asensio dhe Keylor Navas janë lojtarët që vazhdojnë të mbeten në infermieri.