Tirana humb ‘yllin’ e skuadrës, dëmtimi e lë dy javë larg fushave

Klubi i Tiranës do të vuajë mungesën e mbrojtësit, Dorjan Kërçiku.

25-vjeçari mungoi edhe në sfidën e djeshme ndaj Kamzës, teksa ditën e shtunë ndjeu dhimbje në kofshë. Nga ekzaminimet e bëra rezultoi se Kërçiku kishte pësuar një tërheqje të gradës së parë dhe do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushave për afro 10 ditë.

Në këtë mënyrë Dorjan Kërçiku do të humbë dy ndeshje të rëndësishëme.

Atë ndaj Teutës në kampionat si dhe sfidën e kthimit me Flamurtarin të vlefshme për Kupën e Shqipërisë.