Tragjike/ Një person gjendet i varur në banesën e tij!

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë. Mësohet se një person është gjetur i varur gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Dubravë të Istogut.

Lajmi është konfirmuar për mediat vendase nga Policia Rajonale e Pejës. Mësohet se i ndjeri është i gjinisë mashkullore, ndërsa është gjetur i varur në banesën e tij.

Nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen ndërsa autoritetet në vend po punojnë për dokumentimin e plotë.