FOTO/ Motra e Encës nuk përmbahet! Ja çfarë poston nga shtrati ...

Uindi Haxhia është një ndër vajzat më të komentuara në mediat rozë dhe kjo për shkak të postimeve provokuese, që bën në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi Uindi ka postuar një foto, në të cilën shfaqet në krevatin e saj dhe ka "pikturuar" edhe të dashurin e saj, krahas vetes.

Më pas Uindi krahas kësaj fotoje ka shkruar:

"Ju qe shqetësoheni ne komente se i dashuri im eshte shume i holle dhe mos nuk merr dot fryme, mos u shqetsoni se di ai te perballojë dhe manovrojë shumë mirë. Uuu a e permenda që eshte ngjyrë çokollatë?”

Mesa duket motra e këngëtares Enca Haxhia me anë të këtij postimi ka dashur të thumbojë të gjithë ata që e cilësojnë si të shëndoshë.

Në fakt kjo nuk është hera e parë, që Uindi poston foto të Undi poston foto të tilla provokuese, sepse edhe gjatë verës së kaluar ajo ka publikuar mjaft foto të nxehta në profilin e saj në Instagram.