VIDEO/ Djali martohej, e dashura i shkatërron dasmën

E dashura e dhëndrit shkaktoi një kaos të vërtetë në ceremoninë martesore të këtij të fundit, pasi u shfaq në kishë e veshur me fustan të bardhë. 

Ajo iu drejtua altarit ku qëndronte çifti që po kurorëzohej në martesë, ndërsa nisi t’i bërtiste dhëndrit.

Incidenti sa i pazakontë, aq edhe i sikletshëm ndodhi në një ceremoni martesore në Afrikën e Jugut.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, e paftuara përpiqet që t’i afrohet nuses, ndërsa kjo e fundit shfaqet e qetë.

Disa prej të ftuarve mund të dëgjohen duke bërtitur, ndërsa disa të tjerë nxjerrin telefonat për të filmuar gjithë skenën.