FOTO/ Shpërthim i fuqishëm, 27 të vdekur nga atentati në ...

Dy bomba kanë kthyer përmbysur një katedrale katolike romake në Filipinet jugore, duke vrarë të paktën 27 vetë dhe duke lënë të plagosur dhjetëra të tjerë, – thanë autoritetet qendrore.

Dyshohet se ishin dy pajisje eksplozive që shpërthyen në intervale në katedralen katolike Jolo në rajonin e Mindanaos shkaktuan një tragjedi të tillë.

Pajisja e parë ishte vendosur në brendësi të katedrales dhe e dyta kishte në shënjestër ushtarët e afërt që nxituan për të ndihmuar viktimat e shpërthimit të parë, mësohet të ketë thënë zëdhënësi i Brigës i Forcave të Armatosura të Filipineve,  gjenerali Edgard Arevalo.

Ushtria e vendit dhe policia po sigurojnë zonën dhe të gjithë njërëzit përreth zonës janë evakuuar menjëherë, thanë zyrtarët rajonalë.

Në një deklaratë, sekretari i mbrojtjes Delfin N. Lorenzana dënoi bombardimet, ndërkohë iu bëri thirrje njerëzve të “qëndrojnë të qetë dhe të shmangin përhapjen e panikut në komunitetet e tyre përkatëse për të mohuar çdo fitore të terrorizmit”.

Rajoni i Mindanaos ka patu përplasje të vazhdueshme dhe disa herë edhe të dhunshme midis myslimanëve dhe të krishterëve për dekada të tëra.

Mendohet se autorët e këtij akti kriminale dhe terrorist  janë disa grupeve kryengritëse islamike, përfshirë Abu Sayyaf, i cili është fajësuar për një numër sulmesh ndaj civilëve dhe trupave qeveritare të Filipineve, si dhe rrëmbimin e disa shtetasve të huaj.

Deri më 31 dhjetor, dy persona u vranë në një shpërthim jashtë një qendre tregtare të zënë në Cotabato City.

Në korrik, të paktën 10 persona u vranë kur militantët e lidhur me Abu Sayyaf goditën një pikë kontrolli ushtarak me një bombë.

Abu Sayyaf – së bashku me grupin Maute, një tjetër organizatë terroriste me bazë në Mindanao – ishte përgjegjës për pushtimin e Maraëit, qytetit më të madh me shumicë muslimane të vendit, në vitin 2017.

Militantët e ISIS-it e rrethuan për Marua për pesë muaj dhe dhuna detyroi më shumë se 350,000 banorë të largoheshin nga qyteti dhe zonat përreth, pasi shtëpitë e tyre u reduktuan në rrënoja nga sulmet ajrore dhe zjarri militant.

Në 150 ditët e operacionit të ushtrisë së Filipineve për të larguar militantët, më shumë se 800 militantë dhe 162 anëtarë të forcave të sigurisë së qeverisë u vranë, raporton CNN.