Gattuso: Gabojmë pasimin e fundit, ata të dy s'mund të luajnë bashkë

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso, ka komentuar me këto fjalë barazimin pa gola të marrë kundër Napoli-t në "San Siro": 

"Kemi luajtur kundër një ekipi të madh dhe kemi bërë një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë. Problemi është se kemi gabuar në 20 metrat e fundit. Në fundin e takimit jemi përçarë dhe kemi bërë lojën e Napoli-t". 

Cutrone dhe Piatek: "Mund të luajnë bashkë, por duhet të jenë shumë të aftë. Mua nuk më pëlqen të luaj me katër mesfushorë. Në këtë moment nuk mund të luajnë bashkë, sepse do të rrezikonin ekuilibrin e ekipit". 

Gabimet: "Në 21 ndeshjet që kemi luajtur deri tani kemi bërë shumë gabime në finalizimin e aksioneve, gabojmë pasimin e fundit. Duhet të tregohemi më të aftë, unë dhe stafi im, që ta eliminojmë këtë defekt".