Parashikimi i motit për sot, e diel 27 janar 2019

Sot moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në Verilindje dhe  Juglindje. Era do të jetë  me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi  maksimale deri  në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4 me  lartësi  vale 1,0 – 1,5 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore          -7/5°C 
Zonat e  ulëta          -1/14°C
Zonat  bregdetare   2/14°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari