Lë pas dëmtimin, ‘ylli’ i Realit rikthehet në stërvitje

Gareth Bale është rikthyer në stërvitjen e Real Madridit në prag të sfidës me Espanyolin në La Liga.

Uellsiani nuk ka luajtur që në sfidën ndaj Villarrealit dhe si pasojë e dëmtimit ka humbur gjashtë ndeshjet e fundit.

Bale pritet të aktivizohet në ndeshjen e radhës në "RCDE Stadium" ku Reali do të kërkojë fitoren për të prekur vendin e tretë në renditje.

Nëse sulmuesi nuk do t’ia dalë të luajë në sfidën e radhës, atëherë ai me siguri do të aktivizohet që nga minuta e parë në Kupën e Mbretit ndaj Girona-s.

Kujtojmë që Toni Kroos, Marcos Llorente, Mariano Diaz, Marco Asensio dhe Keylor Navas janë lojtarët që vazhdojnë të mbeten në infermieri.