Aksident në aksin Librazhd – Elbasan, makina përmbyset në rrugë

Një aksident automobilistik ka ndodhur sonte në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, në vendin e quajtur Pishkash.

Sipas të dhënave të para mësohet se, një automjet tip “Ford” me targë AA 682 UN është përmbysur në anë të rrugës.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe nëse ka viktima apo të plagosur. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.