Laçi i bën nder Partizanit, Kukësi rrezikon vendin e dytë

Kukësi dhe Laçi janë ndalur në barazim 0-0 në ndeshjen e javës së 19 të Superligës Shqiptare.

Nga ky barazim ekipi që ka përfituar më shumë është Partizani pasi ka shkuar në +5 nga Kukësi në garë për titull kampion.

Verilindorët tashmë mund të humbasin edhe vendin e dytë në rast se fiton Teuta ndeshjen e saj.