Qëllon në ajër më pistoletë, arrestohet 39 vjeçari për kansoje

Eshtë arrestuar një 39 vjeçar në Tiranë pasi ka kanosur me armë tre persona.

Personi me inicialet B.B ka kanosur personat e tjerë duke qëlluar me një armë tip pistoletë në ajër

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën “Zuhdi Herri”.

 

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë-Arrestohet një 39-vjeçar për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Sekuestrohet një armë zjarri “pistoletë”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B., 39 vjeç.

Ky shtetas në rrugën “Zydi Herri”, pas një konflikti ka kanosur tre shtetas duke qëlluar në ajër me armë zjarri “pistoletë”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.