Nadal-Djokovic/ Beteja e titanëve në finalen e Australian Open

Mësohet edhe finalisti i dytë i turneut Australian Open. Novak Djokovic ka fituar ndaj Lucas Pouille duke u kualifikuar në finalen e Australian Open.

Tenisti serb ishte bindshëm më i mirë se kundërshtari i tij të cilin e mposhti me rezultat në sete 6-0, 6-2, 6-2.

Djokovic shfaqi formë të jashtëzakonshme në duelin e gjysmëfinales duke siguruar ballafaqimin për trofeun e kampionit.

Tenisti numër një në botë do të luajë kundër bartësit të dytë, Rafael Nadal në finale, të dielën.