Përplasen helikopteri me Avionin, ka viktima

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur të premten në alpet italiane, ku një helikopter që transportonte skiatorë u përplas me një avion të vogël turistësh.

Agjencia e lajmeve “ANSA” tha se aksidenti ajror kishte ndodhur në rajonin e Val d’Aostas në veri të Italisë.

Zyrtarët italianë thanë se përplasja kishte ndodhur në një lartësi prej 3 000 metrash mbi nivelin e detit, pasdreken e së premtes.

Dinamika e aksidentit mbetet ende e paqartë, ndërkohë që identitetet dhe nacionaliteti i viktimave nuk janë publikuar ende.