United i Solskjaerit i pandalshëm, mposht Arsenalin dhe kualifikohet në FA Cup

Ole Gunnar Solskjaer nuk njeh humbje në krye të Manchester United.

Mbrëmjen e sotme “Djajtë e Kuq” fituan me rezultatin 3-1 dhe u kualifikuan përballë Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për FA Cup, shkruan SYRI.net.

Dy asiste nga Lukaku në pjesën e parë u shndërruan në gola nga Sanchez e Lingard, ndërsa Aubameyang ngushtoi diferencën.

Kur vendasit po tentonin barazimin e rezultatit, “Djajtë e Kuq” të udhëhequr nga tekniku norvegjez u kundërpërgjigjën me një tjetër gol të realizuar nga Martial.