Tronditet Gjirokastra nga shpërthimi i tritolit

Qyteti i Gjirokastrës është tronditur mbrëmjen e sotme nga një shpërthim tritoli.

Shpërthim ka ndodhur pranë një banesë në lagjen ‘Granicë e sipërme’.

Ende nuk ka informacion për rrethanat dhe shkaqet e këtij shpërthimi.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar.