Skënder Gega i lumtur me fitoren: Kampionati nuk vendoset nga ky 3 pikësh

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur i lumtur pas fitores në Korçë ndaj Skënderbeut në duelin e vlefshëm për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Në një prononcim për “Supersport”, tekniku i të kuqve nuk kurseu elozhet për lojtarët e tij, por theksoi se kampionati nuk vendoset nga ky 3 pikësh.

"Do doja të ngushëlloja në emrin tim, por edhe skuadrës, familjen e Vasillaq Zërit. Ndeshje e vështirë, e kishim parashikuar, Korça ka kualitete. Mungesat ë atyre nuk janë problemi jonë. E merituam fitoren, edhe mund ta mbyllnim më herët ndeshjen. Nuk vendos akoma ky 3 pikësh, kemi edhe 17 ndeshje.

Unë jam lider, dhe mundohem të bëj me kujdes lëvizjet. Jam i kënaqur si luajtëm, edhe pse pati disa gabime. Rexhepin, kisha besim dhe e futa. Edhe pjesa tjetër iu gjend afër. Edhe Atanda është një markues i mirë, bëri mirë në mesfushë. Sot po të kthesh kokën, kam luks në stol, lojtarë që do na ndihmojnë shumë", tha ai.

Gjendja e Hilës? A e nxorrët Skënderbeun jashtë gare për titullin? 

Unë kam 4 sulmues, Bardhi, Asani dhe Mala janë sulmues. Dolëm shumë mirë në sulm sot. E mira nuk ka fund, por nuk e di sa do na bënte një sulmues. Nuk e di çfarë do bëjmë deri në ditën e fundit. Duhet të adoptohet, nëse vjen, jo të na prishë lojën e ndërtuar deri tani. Hila ka nxjerrë shpatllën, besoj se 4 javë do jetë jashtë. Ne nuk nxjerrim njeri jashtë titulli, as ne nuk kemi fituar titullin sot.