Berat Gjimshiti zgjedh mes Atalanatës dhe Besiktasit

Berat Gjimshiti do të rinovojë deri në vitin 2022 kontratën e tij me Atalantën.

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ishte në përfundim të kontratës këtë sezon.

Besiktas në Turqi ishte shumë pranë blerjes së tij në këtë merkato janari, por klubi nga Bergamo kërkoi 1 milion euro, që e frenoi klubin nga Bosfori dhe pritën që ta marrin në verë me parametër zero.

25-vjeçar hasi vështirësi këtë sezon për të zënë një vend si titullar, por në ndeshjet e fundit trajneri Gasperini e ka aktivizuar për 90 minuta.