'Kokat e mëdha' e duan pak Coca ...

Ka shumë enigma, se përse Edi Rama është fiksuar keq pas “djaloshit” (siç e quan vetë) nga Kosova, Gent Cakaj. Në rrjetet sociale janë shtuar shumë zërat që thonë, se e ka piketuar për dhëndër të thjeshtrës së tij, vajzës së bashkëshortes Linda Rama. Por këto lajme deri më tani janë “thashetheme” dhe varianti më zyrtar që pranohet nga vetë kryeministri është, se ky i fundit është mahnitur nga dijet dhe leximet e pafundme të 28-vjeçarit.

Por pyetja shtrohet; nga u bind Edi Rama për lexueshmërinë e këtij djaloshi?!

Sepse siç thotë edhe vetë poshtë e përpjetë në intervistat për mediat ndërkombëtare, puna e kryeministrit është shumë e rëndë dhe ai nuk ka kohë fare, as për familjen e tij. Pra Edi Ramës që të arrinte në përfundimin të cilin na e jep me bindje të plotë, se Gent Cakaj është një ndër shqiptarët e gjallë më të lexuar, i është dashur të kalojë shumë kohë me këtë djalosh. Dhe nuk ka asnjë gjë të keqe, që ai në kohën e tij të lirë (në të cilën akuzohet publikisht se “bëhet dru” me mall të bardhë të cilësisë së lartë), të ketë përfshirë edhe Gent Cakajn. Kjo i ka shërbyer si duket kryeministrit, që jo vetëm të eksplorojë dijet e pafundme të djaloshit nga Kosova, por edhe ta përshtatë e stërvitë për ministër të Jashtëm.

“Kokat e mëdha” dhe punët e rënda si ajo e ministrit dhe kryeministrit, e duan pak Coca...mundësisht të cilësisë së parë, që vjen direkt nga Kolumbia.

Detyra e parë e vështirë që kryeminstri i ngarkoi Cakës ishte ajo e dy ditëve më parë, kur në një ceremoni të transmetuar live, e “detyroi” djaloshin e tij që të betohej si ministër i Jashtëm. Dhe të gjithë e pamë se për të përballuar këtë “punë të rëndë”, Cakajt pavarësisht se është “kokë e madhe”, i duhej për ndihmë e stimulim, edhe pak Cocainë nga ajo që vetëm Rama di ku ta gjejë.