VIDEO/ Momenti kur mbrojtësi portugez mbërrin tek Interi

Interi ka filluar të lëvizë në merkato. Zikaltrit kanë bërë afrimin e parë ditën e sotme. 

Mbrojtësi portugez, Cedric Soares, ka mbërritur në Milano, ku do të kryejë vizitat mjekësorë dhe më pas do të firmosë.

Ai vjen tek Interi në formën e huazimit dhe ishte një nga lojtarët kryesorë që kërkohej në merkato për italianët. 

Soares mbërrin nga Southampton me të drejtë blerjeje deri në fundin e sezonit. 

27-vjeçari duhet të bindë drejtuesit me paraqitjet e tij dhe nëse kjo ndodh, atëherë ekipi nga Milano do të paguajë 11 milionë euro.