E papritur/ Diego Godin kryen vizitat mjekësore tek Interi

Diego Godin virtualisht është një futbollist i Interit. Qendërmbrojtësi uruguaian, sipas mediave italiane, i është nënshtruar përpara kohe vizitave mjekësore dhe zyrtarisht në fund të sezonit do të veshë fanellën zikaltër.

Dëshira e lojtari ishte përcaktues në këtë transferim teksa ka refuzuar në mënyrë konstante çdo përpjekje të Atletico Madrid për ti rinovuar kontratën.

Oferta e Interit, një kontratë 2-vjeçare, ka joshur Godin, duke e bindur të transferohet në Milano në verë.

Godin mund të konsiderohet një goditje e mirë, në një kohë që do të zbarkojë në Milano me parametra zero.