I berë tapë, tenton të rrëmbejë avionin në fluturim, kur i del pija...

Një rus i dehur u përpoq të rrëmbejë një avion me pasagjerë. I dehuri u arrestua pasi avioni bëri ulje emergjente në Siberi, thanë hetuesit rusë.

Pasagjeri, i cili pretendonte se ishte i armatosur, u përpoq të hyjë në kabinën ajrore gjatë fluturimit nga qyteti Siburg drejt Moskës. Ai kërkoi që Aeroflot  të ndryshonte kursin dhe të fluturonte drejt Afganistan.

Më vonë doli se ai thjesht po bënte shaka dhe nuk ishte i armatosur.

"Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në bordin e avionit u nisën sërish në fluturim,"-tha Aeroflot në një deklaratë.

Komiteti Hetimor i Rusisë tha se kishte nisur një hetim penal ndaj pasagjerit.

Ai mund të dënohet nga 7 deri në 12 vite burg.