Risia: patentat ndërkombëtare jepen për 3 vjet që nga shkurti

Drejtoria e Shërbimive të Transportit Rrugor njoftoi se ka afruar një shërbim të ri: Nga 1 shkurti 2019, do të lëshojë lejen e Drejtimit Ndërkombëtare me vlefshmëri 3 vjet, pa rritur tarifën aktuale të Lejes, që jepetj 1-2 vjeçare!

Sipas Drejtorisë, ky shërbim sjell lehtësim, kursim kohe për ata që paraqiteshin në sportele çdo 1 vit si dhe kursim parash.