VIDEO/ Kjo penallti e Ergys Kaçes eliminon klubin grek nga Kupa

Panathinaikosi eliminohet nga Kupa e Greqisë dhe fajtori është mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe.

Takimi u mbyll 1-0 për bardhejeshilët, por duke parë sfidën e parë të fituar 1-0 nga Lamia, gjithçka shkoi në shtesë e më pas te llotaria e 11-të metërshave.

Kaçe luajti 120 minuta të plota dhe jo keq, por te penalltia deçizive iu drodhën këmbët dhe nuk mundi të shënonte.

Pikërisht kjo penallti ishte edhe deçizive për të vendosur kualifikimin e Lamias dhe eliminimin e Panathinaikosit.